Kukesi perpara perballjes me Tiranen

  • 4 years ago
#tvklan #kukesi #tirana
Të qetë dhe të përqëndruar, futbollistët e Kukësit po përgatisin ndeshjen që mund të rezultojë më e rëndësishmja deri në këtë moment të sezonit.

Veriorët e Shpëtim Duros përballen te premten me Tiranën dhe kjo bën që të gjithë të jenë të kujdesshëm.

?Ndeshje e rëndësishme, luan vendi i parë me të dytin. Ne jemi 1 pikë para, por nuk na lejohen hapa fals?, thotë Valon Et?hemi i skuadrës së Kukësit.

Objektivi për këtë takim është sa i komplikuar, aq edhe i thjeshtë. Duhet ruajtur vendi i parë i renditjes.

?Të jesh në majë të renditjes s?duhet t?i marrësh ndeshjet një nga një, kështu që çdo ndeshje bëhet e rëndësishme. Jemi përpjekur të qëndrojmë të qetë dhe të presim fundin e 90-minutëshit. Tek ne të gjithë lojtarët janë lider dhe kjo na bën një grup të mirë?, shprehet Erhun Obanor.

Mbrojtësi Nigerian tregon edhe moton që ka skuadra e Kukësit për këtë ndeshje.

?Jep më të mirën, pjesën tjetër lërja Zotit?.

Tv Klan