Basha: Perballje dhe qendrese ne proteste

  • 5 years ago
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi pjesëmarrje dhe përballje të fortë në protestën e të shtunës. Nga Kamza numri një i opozitës paralajmëroi se çdo hap i hedhur nga parlamenti pas djegies së mandateve të opozitës nuk do të njihet.

?Pjesëmarrje, përballje dhe qëndrese. Çdo firmë që lëshoni do të jetë objekt i drejtësisë, asnjë hap i hedhur nga parlamenti, pas djegies së mandateve të opozitës nuk do të njihet. Ju kujtoj precedentin e Nurnbergut, ju s?do të mund të fshiheni dot pas justifikimit se ashtu është ligji, sepse ai është antiligji".

Ndërsa nga Kavaja Basha u shpreh se zgjedhje pa Partinë Demokratike nuk do të ketë në 30 Qershor. Me herët  kreu i Partisë Demokratike zhvilloi një takim me 300 studentë europiane të organizatës së Partisë Popullore Europiane që pritet t?i bashkohen protestës së opozitës. Në krah të Lulzim Bashës ishte edhe Glauk Olldashi, djali i ish- deputetit të ndjerë, Sokol Olldashi.

?Natyrisht merita e tij është që ka qenë krah studentëve shqiptarë që në ditën e parë në betejën për arsimin e lartë për standarde europiane. Por natyrisht nderon edhe trashigiminë e babait të tij, ish kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, një miku dhe bashkëpunëtori të shquar timin dhe një nga liderët e Partisë Demokratike të ndarë tragjikisht nga jeta para disa vitesh, z. SokolOlldashi.?

Dyert e unionit u shpreh kryedemokrati nuk do të hapen edhe këtë qershor për Shqipërinë dhe shkak sipas tij janë lidhjet e qeverisë me krimin, minimi i shtetit të së drejtës, mungesa e demokracisë dhe vjedhja e votave.



Tv Klan

Recommended