Sonte besimtarët e krishterë kremtojnë Krishtlindjen. Bashkia e Tiranës ka organizuar një koncert festiv në sheshin ?Skënderbej?. Festimet nisën në orën 19:00. Në një natë feste, nën tingujt muzikore të orkestrës frymore po luhen partiturat hite të këngëve të Kërshëndellave (mes pjesëve: Noel, La Spangola, Sing ?Sing, Feliz Navidad, Nata e qetë, Jingle Bang etj.) Atmosfera e festës po përcillet më së miri nga këngëtarët Armando Kllogjeri, Ardita Meni, Linda Kazani, Suzana Frashëri e Gëzim Mushketa nën dirigjimin e Valmir Xoxe.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët për Krishtlindjen. ?Uroj që të jetë bereqet ky viti i ri që po vjen dhe shpresoj që me gjithë punët e bukura që kemi bërë në 2018 të jemi gjithmonë bashkë dhe optimistë dhe pozitivë se më e mira për Tiranën është gjithmonë përpara. Për të gjithë vëllezërit dhe motrat e krishterë iu uroj Krishtlindjen, qoftë e bukur dhe e mbarë, por edhe të gjithë të tjerëve duke qenë se në Tiranë i festojmë të gjitha festat, duam tu urojmë më të mirën, energjinë pozitive nga ky qytet, që frymëzon të gjithë punët e mira që ndodhin në Shqipëri?tha ai.

Category
📺
TV