Kosovë kapen armë pa leje - (15 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ushtarët paqeruajtës në Kosovë sekuestruan një sasi të madhe armësh përfshi këtu dhe mina toke e granata nga një kamion në një pikë të kalimit të kufirit. Dy shqiptar janë ndaluar pas këtij zbulimi, i cili mendohet se është një nga kontrollet më të mëdha të armëve pa leje të raportuar nga KFOR-i gjatë muajve të fundit.

Zëdhënësi i KFOR-it tha se trupat austriake kishin gjetur 77 mina anti-tank, 40 granata, municione dhe një mitraloz. Ushtarët e kontrolluan kamionin pasdite rreth 10 km në juglindje të qytetit të Gjilanit. Ushtarët e KFOR-it kanë filluar kontrollet e pikave të kufirit në të gjithë Kosovën që me mbrritjen e forcës Qershorin e kaluar./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori