Ndertimet pa leje ne Kosove - (18 Shtator 2000)

RTV KLAN

by RTV KLAN

2 views
Lajme Arkiva - TV Klan 2000

Ndërtimet pa leje kanë nisur në Kosovë, menjëherë pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve atje. Këto ndërtime mjaft të famshme në Shqipëri kanë pushtuar shumë shpejt edhe Kosovën. Prishtina është qyteti më i prekur nga ky virus dhe për fat zyrtarët e bashkisë së Prishtinës kanë hapur sytë para se të jetë tepër vonë.

Prishja e këtyre ndërtimeve ka nisur që javën e kaluar me shkatërrimin e themeleve të një hoteli, që ka sjellë jo pak polemika. Kryeadministratori i bashkisë së Prishtinës, thotë për TV Klan, se ndërtimet pa leje në Prishtinë, shumë shpejt do të prishen dhe ky vendim do të bazohet në dy pika, për ndërtimet jo të sigurta dhe për ndërtimet në zonat ku janë planifikuar plane urbanizimi.

Asi tjetër në dorën e bashkisë së Prishtinës, do të jetë pikërisht sistemi i gjobave, të cilat mendohet të fillojnë shumë shpejt. E ndërsa njerëzit e kanë mirëpritur iniciativën e kryebashkiakut, vetë pronarët nuk e kanë pëlqyer këtë vendim, por në bashkinë e Prishtinës, tashmë ka rreth 30 kërkesa në ditë për të ndërtuar objekte të ndryshme apo për t?i legalizuar ato./tvklan.al



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/