Kapen me pistoletë pa leje, i grisin uniformën policit

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Dy të rinj në kryeqytet kanë përfunduar në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje.
Efektivët e komisariatit numër 2 në Tiranë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Bledar Matoshi, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe Klajdi Kodra, 26 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për ?Armëmbaitje pa leje?.
Arma tip pistoletë, me mbishkrimin ?CAL.380?i është gjetur Bledar Matoshit gjatë kontrollit fizik, ndërsa ky shoqërohej nga shtetasi Klajdi Kodra, i cili ka kundërshtuar shërbimet e Rendit duke i goditur dhe dëmtuar (grisur) uniformën.
Materialet proceduriale i?u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit?, parashikuar nga Neni 278/2 në ngarkim të shtetasit Bledar Matoshi dhe për veprën penale ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik?, parashikuar nga Neni 236/2 në ngarkim të shtetasit Klajdi Kodra.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/830531/