Pallatet e rrënuara në Kombinat - (12 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Prej disa vjetësh banorët e katit të tretë të këtyre pallateve presin me sot e me nesër se mos u bie mbi krye çatia e shtëpisë. Shtëpitë e ndërtuara 40-vite më parë nuk mirëmbahen më nga shteti. Pas privatizimit secili paguan për shtëpinë e vetë. Por meqë çatia mbulon vetëm katin e tretë, gjithë barra ju bie vetëm këtyre banorëve. Për vite me radhë ç?bie jashtë atyre ju hyn brenda.

Qindra kilogram tegulla mesi mbahen nga trarët e kalbur prej lagështirës dhe të gërryer nga mola. Në këto apartamente banojnë kryesisht puntorët e ish-kombinatit të tekstileve. Si të zotët e shtëpisë që janë ata e dinë mirë se ku ju pikon çatia./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti