Ushtria automjetet e reja në Pezë - (7 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ushtria shqiptare është shtuar sot me 43 automjete transporti të reja dhuratë të qeverisë zvicerane. Në fshatin Pezë Helmës në brigadën e transportit e të logjistikës të ushtrisë shqiptare, janë zëvendësuar të gjitha automjetet e vjetra prodhime kineze ruse, në saj të bashkëpunimit me ushtrirtë e vendeve të Natos.

Automjetet e reja zvicerane janë prodhim i vitit 1998. Në këtë repart ushtarak janë punësuar rreth 200 oficerë, paga mesatare mujore e të cilëve është rreth 90 mijë lekë të vjetra. Këta nënoficer kanë përballuar me mjetet e tyre lëvizjen e refugjatëve kosovarë dhe furnizimin e tyre me veshmbathje.

Krahas misionit humanitar brigada e transportit të ushtrisë ka ndihmuar në lëvizjen e armatimeve dhe municioneve të mbledhura nga popullsia civile./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame