Policia arreston Kejdi Koten - (12 Prill 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Merr fund ankthi dy mujor i policisë së Tiranës. Më në fund Kejdi Kote, supermashtruesi 26-vjeçar është kapur. Ashtu siç njoftuam dhe mbrëm rreth orës 21 Kejdi kapet në rrugën ?Sami Frashëri? pranë drejtorisë së policisë. I maskuar dhe me një biçiklet të vjetër Kejdi po bënte shëtitjen e zakonshme të mbrëmjes që për karshillëk të policisë e bënte pikërisht para selisë së tyre.

Autopatrullat e shqiponjave të mbështetur nga agjentët e anti-krimit ekonomik pas një survejimi të gjatë e kanë prangosur duke e shoqëruar në qelitë e drejtorisë.

Ky është i superkërkuari i policisë Kejdi Kote, i cili më 14 Shkurt të këtij viti në bashkëpunim ka mashtruar bankën e kursimeve duke tërhequr shumën prej 250 milion lekë të vjetra kapitalin tregtar beratas. Sot Kejdi i është nënshtruar pyetjeve të agjentëve të anti-krimit të cilët thonë se ai është zbërthyer tërësisht duke treguar me detaje suksesin e tij.

Vetëm pak ditë pas supervjedhjes policia arrestoi 8 bashkëpuntorët e tij ndërmjet të cilëve dhe dy gra, njëra prej të cilëve në bankë u paraqit si gruaja e tregtarit beratas kurse tjetra është punonjëse e bankës. Bashkë me ta policia sekuestri edhe 80% të shumës së vjedhur me mjeshtëri prej 250 milionëve ndërsa pjesa tjetër është shpenzuar.

Kejdi Kote bie për herë të tretë në prangat e policisë gjithnjë i akuzuar për mashtrim, vjedhje, fallsifikim dokumentash. Ai edhe pas shpalljes në kërkim për grabitjen e bankës së kursimeve kishte mashtruar disa shtetas të tjerë në shitjen e disa shtëpive që nuk ishin pronë e tij. Kotes ju konfiskua dhe apartamenti 90 mijë dollarësh në bllok që kishte blerë pak ditë më parë me lekët e grabitura. Kështu pas një maratone të gjatë policia bëri të mundur të shkatërroj një bandë mashtruesish./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj