Instituti i Fizikës Bërthamore, rrezatimi - (24 Mars 2000)

  • 5 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Instituti i Fizikës Bërthamore që prej viteve 70 është autokton i këtij trualli. Të gjitha mbetjet radioaktive kalojnë nëpër sektorin e radiokimisë që është edhe prodhuesi i mbetjeve radioaktve të lëngta dhe të ngurta. Prej vitesh këtu bëhet studimi i këtyre lëndëve. Me ndihmën e institutit të rrezatimit atomik të Zvicrës është ngritur ky laborator i ri, pasi i mëparshmi është kthyer në zonë banimi. Luan Qafmolla inxhinier kimist i këtij instituti sqaron.

Luan Qafmolla:- ?Godina e vjetër nuk përbën rrezik sepse të gjitha mbetjet radioaktive ekzistuese në atë godinë janë transferuar në godinën e re dhe për të qenë sa më të hapur me publikun themi që shumë shpejt atje do të meren hapa për të kryer të gjitha proceset që nevojiten conform rekomandimeve të agjensisë nga varemi dhe komunitetit europian për mbeturinat radioaktive?.

Mbetjet radioactive mblidhen këtu ku depozitohen rreth 4m2 gjithsej. Pasi zbërthehen në bazë të izotopeve të grumbulluara ato qëndrojnë këtu nga 60 ditë minimalia deri në 600 ditë. Të gjitha mbetjet nga e gjithë shqipëria vijnë në këtë institut që është i vetmi. Edhe pse mund të ketë rrezatime përqark mureve të tij vijojnë ndërtimet, duke mos pyetur nëse është e dëmshme apo jo./tvklan.al