Nis inventari i pronave shteterore

  • 5 years ago
Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kanë nisur punën për evidentimin dhe inventarizimin e pronave shtetërore, të cilat më pas do të regjistrohen dhe pajisen me kartelat e pasurisë.

Në një intervistë për Televizionin Klan, Risena Xhaja, zv/drejtore e Agjencisë së Kadastrës, thotë se kjo është një punë që kërkon kohë, pasi çdo kontroll është duke u bërë në terren.

Në momentin që Kuvendi do të miratojë edhe ligjin tjetër, atë të ?Procedurave Kalimtare të Pronësisë?, do të njoftohen të gjithë subjektet private dhe shtetërore për të bërë regjistrimin e pasurive.

?Kjo është një punë kolosale, pasi çdo kontroll do bërë manualisht. Me mbarimin e evidentimit të çdo pasurie, do të njoftohen subjektet private apo shtetërore për vazhdimin e procedurave të regjistrimit. Kjo do të ndodhë në një fazë të dytë, pasi Ligji 111/2018 ?Për Kadastrën? është i lidhur ngushtësisht me një projekt ligj tjetër që është në proces miratimi, ?Për Procedurat Kalimtare të Pronësisë?, i cili është në proces miratimi.?

Agjencia e Kadastrës ka filluar edhe ndërtimin e hartave dixhitale, të cilat përveç sistemit që duhet të krijohet nga e para, përfshijnë edhe verifikimin në terren të pasurive që janë hedhur gabim.

?Nga një grup punonjësish, pjesë e një projekti në vazhdimësi pranë ASHK, janë përgatitur disa zona kadastrale të caktuara, ku është bërë dixhitalizimi dhe përmirësimi i hartave kadastrale. Ky proces, me përfundimin e tij do bëjë të mundur përpunimin e praktikave mbi këto harta dixhitale të sakta, duke shmangur kështu problematikat dhe mbivendosjet e ndryshme që krijoheshin nga pasaktësitë e hartave fizike që administroheshin deri më sot nga ZRPP.?

Dixhitalizimi i hartave, por dhe verifikimi e regjistrimi i pronave në të gjithë vendin kërkon një proces të gjatë dhe me sfida për qeverinë, pasi synon t?i japë fund mbivendosjeve dhe përplasjeve në gjykata që ka patur Shqipëria këto 30 vjet.

Tv Klan