nis procedura për ndihmën shtetërore

  • 4 years ago
Duke filluar nga e hëna, nëntë bankat komerciale në vend do të marrin listat e qytetarëve, të cilët duhet t?i pajisin me kartela pagesore në kuadër të masave ekonomike. Sipas informacioneve të Alsat, prej 325 deri në 330 mijë qytetarë do të marrin kartela për të blerë produkte dhe shërbime vendore.




Këto kartela pagesore do t'u jepen rasteve sociale dhe personave të pa punë, personave me të ardhura të ulëta, të rinjve dhe punonjësve mjekësorë si shpërblim për shkak në luftën kundër Kovid 19.




PËRDORUESIT E KARTELAVE PAGESORE




- RASTE SOCIALE DHE TË PAPUNË ? 9.000 DENARË

- PUNONJËS ME VAUÇERË PËR PUSHIME ? 3.000 DENARË

- TË RINJTË ? 3.000 DENARË

- STAFI MJEKËSOR  40% E PAGËS NETO




Rastet sociale dhe personat e papunë që në mënyrë aktive kërkojnë punë përmes Agjencisë së Punësimit do të marrin 9000 denarë. Personat e papunë që nga janari deri në prill kanë gjithsej 60.000 të ardhura neto do të marrin 3000 denarë si dhe vauçer për pushim prej 6000 denarë. Të rinjtë prej 16 deri në 29 vjeç që janë në shkollë të mesme dhe fakultet, do të marrin nga 3000 denarë ndërsa punonjësit shëndetësor do të marrin 40% më shumë nga paga neto. Për kartelat qytetarët nuk duhet të aplikojnë në banka.




-NUK DUHET QYTETARËT TË APLIKOJNË PËR KARTELA

-QYTETARËT TË MOS SHKOJNË ME VETINICIATIVË NË BANKË




Bankat do t?i informojnë qytetarët kur t?i marrin kartelat ndërsa ekziston mundësia që të dërgohen përmes postës. Qytetarët dhe shteti nuk do të kenë shpenzime për kartelat, që do të kenë llogari të veçantë në bankë. Kartela gjithashtu mund të mbyllet falas, por edhe të shndërrohet në kartelë të përhershme. Paralelisht me këtë, prej të hënën do të fillojë dorëzimi i vauçerëve prej 6000 denarëve për pushim në objektet e kategorizuara vendore. Ministria e Ekonomisë përmes postës elektronike do t?i dorëzojë vauçerët që do të përmbajnë kod QR. Vauçerët do të mund të përdoren nga 15 korriku deri më 15 dhjetori i vitit 2020.

Gorna Temenugov