Top News - Facebook nis etiketimin e mediave shtetërore ruse, kineze…

  • 4 years ago
Facebook tha se ka nisur t?i etiketojë mediat e kontrolluara nga shteti, të tilla si Sputnik i Rusisë dhe Xinhua e Kinës, në mënyrë që njerëzit ta dinë se përmbajtja që lexojnë, vjen nga një entitet që mund të jetë nën ndikimin e një shteti.


?Po ofrojmë transparencë më të madhe për këto media, sepse ato e kombinojnë ndikimin e një organizate mediatike me mbështetjen strategjike të shtetit?, tha rrjeti social Facebook.

Kompania tha se fillimisht do të aplikojë etiketimin për rreth 200 faqe.

Tek etiketimi i Sputnikut shkruan: ?Ky botues është pjesërisht ose tërësisht nën kontrollin editorial të një shteti?.

I njëjti mesazh shfaqet edhe tek ueb-faqja kineze e lajmeve, Xinhua.

Facebook nuk do të etiketojë asnjë organizatë të lajmeve me bazë në SHBA, pasi mediat që udhëhiqen nga Qeveria amerikane kanë pavarësi editoriale, thanë zyrtarë të politikave të sigurisë në internet.

Facebook gjithashtu nuk do të përdorë etiketime për media të lidhura me figura ose parti politike individuale.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Facebook#SHBA#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended