Holanda dorezon kerkesen ne Komisionin Europian

  • 5 years ago
Holanda i ka dorëzuar Komisionit Europian projekt-rezolutën që mori mbështetjen e Parlamentit ku kërkohet rikthimi i vizave me Shqipërinë. Në letrën që autoritetet holandeze i drejtojnë Komisionerit për Migrimin dhe Punët e Jashtme, Dimitris Avramopulos, rritja e kriminalitetit dhe ajo e kërkesave për azil renditen si shkaqet kryesore që kanë çuar qeverinë në marrjen e këtij vendimi.

"Shtetasit shqiptarë luajnë një rol të rëndësishëm në organizata kriminale në qytete si Amsterdami, Roterdami dhe rajone të tjera. Një zhvillim tjetër është numri në rritje i emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria, numri i aplikimeve për azil nga shtetas shqiptarë është gjithashtu i lartë. Këto rrethana po minojnë mbështetjen e publikut në Holandë për viza. Holanda i kërkon Komisionit që të shqyrtojë informacionin e dhënë dhe në konsultim me shtetet anëtare të vendosë mbi nevojat ën për të ndërmarrë veprime në bazë të nenit 8 /6a, që të luftohen në mënyrë efektive problemet me të cilat ballafaqohet lidhur me shtetasit shqiptarë".

Në projekt-rezolutë thuhet se që nga vitit 2015 Holanda është ndeshur me rritje të kriminalitetit, kryesisht banda të krimit shqiptar, të përfshirë në trafik të lëndëve narkotike, vecanërisht të llojit kokainë, pastrim të parave dhe trafikim të qënieve njerëzore.

Në 16 Prill Parlamenti holandez i kërkoi Qeverisë së këtij vendi  të aktivizonte mekanzimin e pezullimit të vizave për Shqipërinë për shkak të shqetësimeve në lidhje me krimin e organizuar.

Është Komisioni Europian do të vlerësojë nevojën e ndërmarrjes së këtij vendimi dhe më pas do të informojë Parlamentin Europian dhe Këshillin Europian mbi rezultatet e këtij vlerësimi. Deri në një njoftim tjetër, politika e vizave për nënshtetasit shqiptarë do të mbetet e njëjtë për lëvizjen në Holandë apo vendet e tjera të Shengenit.