Top News - Pasuria e “të fortëve”/ OFL i nis kërkesën Ilir Rustemit

  • 4 years ago
Në listën e katër personave të kësaj të enjteje, që OFL nisi kërkesat për deklarimin e pasurisë brenda 48 orëve të ardhshme është edhe Ilir Rustemi, një nga anëtarët e bandës Bajri në Shkodër dhe për të cilin kërkohet ekstradimi dhe në Itali.
Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020 ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve Olsi Ibraliu, Kreshnik Allaraj dhe Erion Kola, që të tre banues në Tiranë dhe të dënuar për veprën penale ?Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim?.
Gjithashtu kërkesa i është dërguar edhe shtetasit Ilir Rustemi, banues në Shkodër, person nën hetim, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurimit personal ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal? dhe ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal?.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#OFL#TopChannel