Report TV - Hetim parlamentar për përgjimin PD dorëzon kërkesën në Kuvend‏

  • 8 years ago
Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën e saj për hetimin e çështjes së përgjimeve nga pajisja IMSI-Catcher.

Ka qenë nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Flamur Noka ai që ka bërë publik faktin, në një dalje të posaçme nga Kryesia e Kuvendit, ku ka deklaruar se, është vërtetuar botërisht që në Shqipëri ka hyrë aparatura e përgjimit dhe se me të janë kryer përgjime.

Sipas tij, qëllimi i Komisionit Hetimor është shqyrtimi i fakteve, provave dhe rrethanave, që dëshmojnë mënyrën e administrimit dhe përdorimit të pajisjes ?IMSI Catcher? nga Policia e Shtetit, ndërkohë që zbardhja e kësaj çështje, tha ai ëhstë një sprovë për vendin.