• 5 years ago
Këngëtari kosovar, Mehedin Përgjegjaj, i njohur si Meda, ka takuar sot ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, në shtëpinë e këtij të fundit, në Tiranë, shkruan GazetaBlic.

Meda është shprehur se njëra ndër ëndrrat e tij jetësore ka qenë takimi me Berishën, teksa u shpreh shumë i lumtur se e realizoi atë.

“Meda”, para Berishës, tha se familja e tij, ka pasur respekt të jashtëzakonshëm për ish-presidentin dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë.

Këngëtari kosovar ia dha si dhuratë Berishës një album me këngë të përzgjedhur enkas për ish-kryeministrin.

Kurse, Berisha, u shpreh se ka respekt për “Medën”, duke i thënë se ai i ka dëgjuar disa këngë të tij.

Berisha tha se vecantia e Medës është fakti që ai i këndon jashtëzakonisht bukur dashurisë.

Category

🗞
News

Recommended