Top Story ? Një emision politiko - investigativ që transmetohet çdo të Mërkurë, në Top Channel ? 21.11.2018
Gabime dhe gafa pa fund në tekstet shkollore. Vjersha dhe tregime me përmbajtje banale për fëmijët. Gabime të rënda në lëndët shkencore dhe ushtrime të pakuptimta. Fjali të përkthyera keq e që nuk sjellin asnjë kuptim në shqip. Kjo është ajo çfarë ofrojnë sot librat me të cilat fëmijët tanë mësojnë në shkollë. Emisioni Top Story u fokusua pikërisht tek ky problem.
Por përse këto tekste nuk hiqen nga qarkullimi dhe nuk kontrollohen nga institucionet përgjegjëse? Top Story solli denoncimet e mësuesve dhe akademikëve të cilët shprehen se e gjitha kjo situatë është pasojë e një klientelizmi mes shtëpive botuese dhe ministrisë së Arsimit.
Top Story ka sjellë në vëmendjen e publikut se si libri shkollor në Shqipëri asnjëherë nuk ka qenë në nivelin e duhur eduktativ dhe shkencor. E kaluara mbart një shije të hidhur për brezat që fëmijërinë e kaluan në një sistem totalitar me tekste ideologjike. Top Story na riktheu mbrëmë vite pas, në kohën kur i këndohej partisë dhe shokut Enver.

Category
📺
TV