• 4 years ago
Dy vite më parë, Drejtori i Ujësjellësit të Sarandës, Sheme Lula, deklaroi se i ka lënë banorët edhe 3 ditë pa ujë dhe askush nuk e ka telefonuar. Ai pranoi se kishte bërë një eksperiment për të parë reagimin e banorëve, deklaratë e cila shkaktoi irritimin e banorëve. Por, disa vite më pas, e njëjta situatë është me ujin e pijshëm në Sarandë. Në krye të Ujësjellësit të Sarandës është i njëjti drejtor që bëri këtë deklaratë. Dhe, i njëjti, dy vite më pas, do e furnizojë Sarandën në vitin 2020 me ujë të pijshëm me autobote!
Fiks Fare siguroi dokumentet e një tenderi që ka bërë ky drejtor, me vlerë rreth 20 milionë lekë të vjetra. Objekti i tenderit është "furnizimi me ujë me botë në periudhën e verës për familjarët për zonat e shërbimit Sarandë, Ksamil, Gjashtë dhe Metoq. Pra, Saranda turistike do të funizohet në vitin 2020 me ujë me autobote. Në dokumente thuhet se autobotet duhet t?i përgjigjen njoftimit për realizimin e furnizimit me ujë të familjarit në zonën e shërbimit dhe brenda 6 orëve do të marrë shërbim! Gjatë kësaj kohe, familjet do t'i kenë sytë nga qielli.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended