• 4 years ago
I pranishëm në mbledhjen e tretë Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, Marin Mema shtroi disa shqetësime ndërsa theksoi se duhet ?të lëmë fjalët e të nisim punën?.


?Ne kemi filluar punën sepse njerëzit sot kanë nevojë për punë dhe më pak fjalë, kanë nevojë për shpresë për të kuptuar që e ardhmja nuk është e zymtë dhe që gjithçka me transparencë e vullnet mund të zgjidhet. Dhe besojmë që deri në fund janarit të japim një rreze dritë, pasi është koha të lëmë fjalët dhe të fillojmë punën?, tha ai.

Por Mema ngriti edhe një shqetësim: ?Kam një shqetësim, duke qenë edhe anëtar i bordit administrativ i Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku ka një numër të konsiderueshëm studentësh që kanë pasur vështirësi për tu strehuar pas prishjes së godinave. Problemi është se çfarë do bëhet nga 6 janari kur të rikthehen, ndërkohë që ata kanë paguar edhe tarifën për konviktin?.

Mema ndër të tjera tha se me një proces të dytë të mbledhjes së fondeve kalaja e Krujës mund të shpëtohet: ?Ne jemi të gatshëm në një proces të dytë të mbledhjes së fondeve, që t?i përgjigjemi shpëtimit të kalasë së Krujës duke parë vështirësitë, por edhe që qeveria ka prioritete të tjera, por që mendoj që ka rëndësi jetike për identitetin tonë kombëtar?.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MarinMema#KalajaKrujes#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended