• 4 years ago
Nuk mund ta mohojë askush se një verë e mirë vjen me një çmim të kripur, por 40 mijë dollarë për një shishe, duken me të vërtetë shumë.


Sidoqoftë, prodhuesi hungarez i verës, Royal Tokaji, thotë se për edicionin e kufizuar të tij, essencia 2008, ia vlen të shpenzosh çdo cent.

Vetëm 20 shishe unike, 1.5 litërshe, të dizenjuara nga një artist hungarez, ekzistojnë.

Është cilësuar vera me e kushtueshme në botë në kohën kur ajo u prezantua. Secila nga shishet, që vjen në një kuti të zezë e pajisur me një çelës që ndriçon shishen, është bërë me dorë, cka do të thotë se nuk mund të gjenden dy tërësisht identike.

11 shishe janë shitur, të tjerat janë ende në dispozicion dhe ?royal tokaji? do të donte ti shiste ato para datës së skandencës, që është në 2300.

Por çfarë e bën këtë verë kaq të çmuar? Essencia është bërë në rajonin hungarez të verës Tokaj, në verilindje të Budapestit, që vizitohet nga shumë turistë. Vetëm rrushi më i mirë është përdorur për essencian ndërkohë që verat e tjera që prodhohen në rajon përmbajnë edhe një bazë vere që shtohet për të zbutur ëmbëlsinë. Dhe për shumë njohës të mirë të verës, essencia është në vetvete, një mrekulli e natyrës.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Wine#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended