Perfshihet nga zjarri çerdhja nr.16

  • 6 years ago
Një tjetër çerdhe u përfshi nga flakët brenda dy javësh në kryeqytet. Sipas policisë, mbrëmjen e së martës, kati i dytë i Çerdhes Nr.16 në rrugën ?Nikolla Tupe? u përfshi nga flakët. Shkaku dyshohet një shkëndijë elektrike.

Gjatë rënies së zjarrit, në godinë nuk ndodheshin njerëz. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve dhe policisë për të neutralizuar zjarrin. Pak ditë më parë, në çerdhen Nr.14, shpërtheu një bombol gazi që mbahej në ambientet e pasme të ndërtesës. Fatmirësisht nga zjarri nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.