Ora News - Tiranë, përfshihet nga zjarri magazina pranë çerdhes në "Ali Dem"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambientet e magazinës së një ëerdheje ne kryeqytet janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur ne orët e para të dites dhe sipas policisë zjarri ka ardhur si pasojë e rrjethjes së gazit. Por eskpertët dhe policia po punojnë për të zbardhur ngjarjen ku nuk përjashtohet edhe mundesia e zjarrvënies së qëllimshme.

Rrjedhja e gazit në magazinën e çerdhes nr. 14 në Tiranë ka vënë në panik banorët e kësaj zone që ndodhet në lagjen "Ali Demi" në kryeqytet.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në ambientet e magazinës, e cila ishte e ndarë me murin e godinës.

Njoftimi i policisë

Më datë 16.08.2018, rreth orës 04:57, në rrugën ?Aldi Demi?, në një dhomë e cila shërbente si magazinë për një çerdhe ka patur rënie zjarri.

Zjarri është fikur dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale.

Paraprakisht zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombël gatimi.

Menjëherë në vendngjarje kanë mberritur ekspertët e policisë dhe të zjarrfikëseve, të cilët kanë nisur hetimet për të përcaktuar edhe shkaqet.

Në një prononcim për mediat shefi sektorit të parandalimit të zjarreve në shërbimin zjarrfikes të kryeqytetit, Arjan Ahmeti tha se situata është vënë menjëherë nën kontroll, ndërsa siguroi se të gjitha çerdhet janë të sigurta përsa i përket masave kundër zjarreve.

Arjan Ahmetaj: Në përfundim të konkluzioneve tona dhe organeve të prokurorisë dhe hetimit do të shprehemi edhe për shkaqet e zjarrit. Ajo është jashtë mureve rrethuese, çerdhja vazhdon normalisht aktivitetin, kjo ka qenë e veçuar. Eksplozioni i gazit që ka qenë në brendësi të saj ka bërë pak shkëputjen e murit nga ndërtesa qendrore në krahun e majtë të saj. Kështu që nuk ka ndodnjë problem. Aktiviteti vazhdon normalisht, grupi hetimor vazhdon punën për gjetjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Ne po vazhdojmë hetimin, në për fundim kur të arrijmë konkluzionet tona do të japim një konfirmim zyrtar.

Është hera e parë që ndodh.

Ne para 6 muajsh kemi bashkëpunuar me drejtorinë e kopshteve dhe çerdheve të Tiranës. Cerdhet janë të siguruara për masat mbrojtëse ndaj zjarrit dhe shpëtimi, kanë sistemin e hidranteve. Të gjithë punonjësit e çerdheve janë të trajnuar për rastet e rënies së zjarrit. Por për arsye se zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit përsëri ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka bërë neutralizimin e flakëve. Masat mbrojtëse kundër zjarrit i kemi të gjitha. Jo vetëm kjo çerdhe, por të gjitha të tjera janë të siguruara për masat mbrojtëse kundra zjarrit dhe shpëtimi.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shperthen-bombola-e-gazit-perfshihet-nga-zjarri-cerdhja-ne-tirane