Perfshihet nga zjarri pallati ne kryeqytet

  • 4 years ago
Një pallat është përfshirë nga flakët e zjarrit në bulevardin ?Zogu 1? në Tiranë. Sikurse duket në pamjet e siguruara nga tvklan.al, zjarri ka rënë në katet e sipërme të ndërtesës. Në vendngjarje shkuan disa zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shkaqet e rënies së zjarrit janë të paqarta, por paraprakisht dyshohet se mund të kenë ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike.