Report Tv - Tym dhe flakë, përfshihet nga zjarri magazina me elektroshtëpiake në Tiranë

  • 6 years ago
Një magazinë pajisjesh shtëpiake në zonën e Brrylit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Zjarri ka nisur rreth orës 19:15 minuta, ndërsa në vendin e ngjarjes shkuan tre mjete të zjarrfikëse dhe 10 punonjës duke bërë të mundur vendosjen nën kontroll dhe shuarjen e flakëve. Report Tv ka siguruar pamjet vendi i ngjarjes ku duken pajisjet elektroshtëpiake që janë djegur nga zjarri që përfshiu magazinën.