Report TV - Shkodër, zjarri shkrumbon mjetin e mallrave

  • 6 years ago
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në tregun e shumicës, në Shkodër. Ngjarja është regjistruar në afërsi të lagjes ?5 Heronjtë?, në aksin Shkodër-Hani i Hotit.

Report Tv ka siguruar fotot nga vendngjarja, ku duket se zjarri ka përfshirë fillimisht një automjet mallrash brenda tregut të shumicës, ku për pasojë ka shkrumbuar mjetin dhe është shpërndarë në treg.

Sipas dëshmitarëve, fillimisht ka pasur një shpërthim që është dëgjuar në automjet, dhe brenda pak minutave flakët janë përhapur kryesisht në arka plastike. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikëset dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por vijojnë hetimet.