Report TV -I mituri dha alarmin, zjarri shkrumbon katin e tretë të pallatit në Fushë Krujë

  • 5 years ago
FUSHE- KRUJE- Një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar mëngjesin e sotëm katin e tretë të një pallati në fshatin Zallë tek ish kooperativa "Partizani", ndërsa u asfiksuan katër fëmijë, por pas ndihmës së parë janë në gjendje të mirë. Report Tv sjell pamjet e momentit kur zjarri përfshiu katin e tretë të pallatit. Zjarri është konstatuar nga një fëmijë në një nga hyrjet e pallatit. Fëmija ndodhej i vetëm në banesë, pasi prindërit ishin në punë, rreth orës 07:00 ka parë zjarrin që kishte përfshirë pjesën e pasme të frigoriferit duke u kërkuar ndihmë fqinjve që lajmëruan zjarrfikësen. Flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë çatinë e ndërtuar me material druri, ndërsa ishte e vjetër e ndërtuar në vitet '70.

Nga flakët janë djegur katër hyrjet e katit të tretë, që kanë mbetur në qiell të hapur, ndërsa u asfiksuan katër fëmijë, por pas ndihmës së parë nga urgjenca janë në gjendje të mirë jashtë rrezikut. Për shuarjen e flakëve u angazhuan edhe zjarrfikëset e Krujës dhe Vorës, por edhe disa biznese me bote uji. Por pavarësisht ndërhyrjes nuk u shmang djegia e katit të tretë.