• 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Një zjarr i fuqishëm përfshiu tregun industrial të qytetit të Laçit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05: 30 minuta të së hënës (24 dhjetor 2018), ndërsa fatmirësisht nuk pati përsona të lënduar.

Zjarri është shfaqur në pjesën ku tregtoheshin rroba të përdorura dhe më pas është përhapur me shpejtësi në të gjithë tregun.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan zjarrfikësit e Laçit, Lezhës dhe Krujës.

Është dashur më shumë se dy orë punë për vënien nën kontroll të zjarrit, ndërkohë flakët rrezikuan dhe disa biznese të tjera aty pranë.

Tregtarët thonë se zjarri ka shkrumbuar gjithçka, duke ju shkaktuar dëme të konsiderueshme. Ata dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme, pasi sipas tyre pronarët e tregut kanë patur konflikt me njëri-tjetrin.

Tregtarja: "Ka një muaj rresht që paralajmëron "do t'u vras, do t'u djeg". Çfarë faji kemi ne populli i shkretë që mezi i kemi vënë. Zjarri është i qëllimshëm, e di shteti.Boll kam pas, mbi 7 milion mall. Të tjerët kanë pasur nga 10-15 milion".

Tregtari: "Ka pas garantuar ai pronari i vendit që e ruaj unë.Ne nuk kemi pasur asnjë konflikt, por vetë ata vëllezërit pronarë.Mbi 15 milion dëm".

Tregtarja: "Kërkoj nga shteti të na ndihmojë, nuk kemi me çfarë të ushqejmë fëmijët. Ne erdhëm me hap mallin dhe pamë zjarrin.Nuk dimë asgjë".

Në lidhje me ngjarjen policia ka nisur hetimet, ndërsa janë shoqëruar në komisariat disa persona, mes të cilëve dhe roja i tregut, të cilët po merren në pyetje për të mësuar më teper detaje rreth ngjarjes.

Në këtë treg zhvillonin aktivitetin rreth 70 tregtarë nga Laçi, të cilët kishin si burim të ardhurash për familjet e tyre këtë aktivitet.


Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/zjarr-ne-tregun-industrial-te-lacit-vetem-deme-materiale

Category

📺
TV

Recommended