• 4 years ago
#rtvora #rtvoranews

Këngëtarja Fjolla Morina do të vazhdojë të hetohet me masë sigurie ?arrest shtëpie? për armët që iu gjetën në makinë në kufi me Shqipërinë, ndërsa biznesmeni dhe shoferi që u arrestuan me të janë nxjerrë ngA burgu.

Gjykata e Kukësit ka lehtësuar në detyrim paraqitje masën për Fsnik Sylën dhe Fitim Mujin, të cilët më 22 shtator u lanë në qeli deri në ekspertimin e armëve të kapura në makinën e këngëtares.

Rezultatet, sipas avokates Aurora Guska, treguan se në pistoleta nuk kishte asnjë gjurmë të Sylës e Mujit, ndaj gjykata vendosi që t?i lirojë.

Fjolla Morina dhe dy shoqëruesit e saj u arrestuan më 19 shtator në Pikën kufitare të Morinës, pasi policia gjeti çantën e këngëtares një pistoletë me 23 fishekë dhe një tjetër armë zjarri në dukje si lodër çakmak.

Që të tre u akuzuan për ?Trafikimi i armëve dhe i municionit?.

Ndërsa biznesmeni dhe shoferi që shoqëronin Fjolla Morinën tashmë janë të lirë të largohen nga Shqipëria, këngëtarja do të vazhdojë të qëndrojë në arrest në një shtëpi që ka marrë me qira në qytetin e Kukësit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/fjolla-morina-mbetet-ne-kukes/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Category

📺
TV

Recommended