Report Tv-Rruga nacionale Krujë - Fushë-Krujë tërësisht e amortizuar

  • 6 years ago
Rruga nacionale Krujë - Fushë-Krujë është një aks mjaft i rëndësishëm dhe i vetmi që lidh Krujën më gjithë Shqipërinë. Në këtë aks kalojnë çdo ditë me mijëra automjete të llojeve dhe madhësive të ndryshme.

Si një qytet historik dhe turistik me vlera të veçanta, vizitohet nga mijëra turistë në vit, e të gjithë kalojnë në këtë aks i cili në pjesën më të madhe është tërësisht i shkatërruar.

Sipas banoreve të zonës kohët e fundit kanë ndodhur 3 aksidente me vdekje, pa llogaritur aksidentet me të plagosur.

Gjendja është shumë e keqe dhe shumë alarmante. Shumë e rrezikshme sepse është burim aksidentesh. Vetëm për shkak të rrugës janë shkaktuar 3 aksidente. Këtu shkatërrohen mjete çdo ditë. Ne paguajmë taksat. Unë për makinën time kam paguar 500 mijë lekë.

Banor i zonës dhe drejtues mjeti

Kaq vite demokraci dhe këtu nuk kalohet. Na i bëri makinat copë, na i griu.

Banor i zonës dhe drejtues mjeti
Rruga ka afro 5 vjet që është rikonstruktuar, ndërsa sot për arsye të dëmtimit funksionon vetëm me një korsi e saj. Por pavarësisht këtij fakti deri tani nuk është marrë asnjë masë dhe nuk dihet se kur do të vijë dita për një ndërhyrje në aksin rrugor Krujë ? Fushë-Krujë.