Report TV - Zjarri shkrumbon një banesë në fshatin Hot i Ri në Shkodër

  • 6 years ago
Një zjarr i fuqishëm ka shkrumbur një banesë në fshatin Hot i Ri të Shkodrës.

Zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit ndërsa familjarët që kanë qenë brenda banesës kanë shpëtuar mrekullisht.

Si pasojë e zjarrit të rënë është djegur edhe çatia e një banese tjetër.

Nuk dihen ende shkaqet e rënjës së zjarrit, por dyshohet se shkak ka qënë një shkëndije elektrike.