Report TV - Prokurorët: Kemi dëshminë e efektives, mikeshë e Habilajt

  • 6 years ago
Report Tv zbulon detaje të reja për provat sekrete të Prokurorisë përmes të cilave kanë kërkuar heqjen e mandatit dhe më pas arrestimin e ish ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri.
Detajet vijnë nga mbledhja me dyer të mbyllura të Këshillit të Mandateve. Prokurorët kanë deklaruar se disponojnë dëshminë e një efektiveje policie, e cila del nga hetimet si mikeshë e ngushtë e Moisi Habilajt.

Efektivja e policisë ka dëshmuar përpara prokurorëve të krimeve të rënda se Moisiu i ka pohuar se ka kushëri Tahirin. Po ashtu ajo ka deklaruar përpara prokurorëve të krimeve të rënda se Moisi Habilaj përshëndetej në rrugë me policët por nuk ka thënë se ata ishin nën influencën e tij për lehtësira në aktivitetin kriminal që kryente.

Prokurorët thanë në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit se kjo është një tjetër provë që lidh Tahirin me Habilajt. Report TV nga të tjera burime mëson se efektivja e policisë është pyetur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda vetëm dy ditë më parë.

Prokurorët kanë këmbëngulur se dëshmia e efektives është në unison dhe gjen mbështetje nga provat e tjera indirekte kundër ish-ministrit Saimir Tahiri. Prokurorët në komision e prezantuan dëshminë e saj, në trajtën e gjinisë Mashkullore, për të ruajtur të paprekur identitetin e efektives.