• 4 years ago
Një punonjës i policisë është pezulluar nga detyra pasi u shfaq në një video duke dhunuar një të shoqëruar në polici, që nuk iu bindën policisë dhe rrezikuan jetën e efektivëve. Pezullohet nga detyra polici me iniciale R.C., punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, për tejkalim të kompetencave gjatë ushtrimit të detyrës dhe është nisur hetimin disiplinor, për shkelje të etikës. Ai u shfaq në video duke dhunuar një person të prangosur që do të shoqërohej në polici.

Si ndodhi ngjarja? Gjatë përpjekjeve për të shoqëruar dy shtetas të cilët nuk i ishin bindur urdhrit për të ndaluar dhe kishin tentuar t?i godasin me automjet punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Policisë, duke iu rrezikuar jetën, pas ndalimit dy personat janë përfshirë në konfrontim fizik me punonjësit e Patrullës. Në ndihmë të tyre shkuan forcat ?Shqiponja?, duke bërë të mundur shoqërimin në Komisariat të dy shtetasve E. S. dhe XH. S., për veprime të mëtejshme.Një tjetër efektiv policie është pezulluar pasi akuzohet se ka shkelur etikën në komunikim me një shtetas, roje parkingu. I pezulluar ka mbetur efektiv A.R., i Komisariatit të Policisë Nr. 2, i cili ka qenë duke kryer shërbim pranë një objekti të rëndësisë së veçantë dhe gjatë komunikimit me një shtetas, rojë i një parkingu, për të hequr makinën të cilën ky shtetas e kishte lejuar të parkohej pranë objektit të rëndësisë së veçantë, ka shkelur etikën e komunikimit dhe të sjelljes së punonjësit të Policisë.

Category

📺
TV

Recommended