Katër turistë italianë lëshuan alarmin SOS në lartësi të Qafës së Llogarasë pasi kishin humbur rrugën. Të akomoduar në një hotel në Parkun Kombëtar të Llogarasë, turistët kishin humbur rrugën teksa po shëtisnin në pyll. 40 forca policore të DVP Vlorë dhe të DELTA Forcë pas 3 orë kërkimesh bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga rreziku të katër turistëve italianë.
Rreth orës 14:15, turistët kanë kërkuar ndihmën e Policisë pasi dy prej tyre kishin mbetur të bllokuar në një zonë të vështirë malore në Qafën e Llogarasë si dhe dy shokët e tjerë kishin humbur kontaktet po në atë zonë.
Menjëherë me marrjen e njoftimit, u organizuan shërbimet e Komisariatit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe në bashkëpunim me shërbimet e Repartit "Delta Forcë", filluan krehjen e zonës ku pas tre orë kërkimesh u bë e mundur gjetja e tre prej tyre si dhe pas gjysëm ore më vonë Policia gjeti edhe turistin e katërt.
Turistët janë shoqëruar nga Policia me gjithë automjetin e tyre në hotelin ku janë akomoduar në Llogara. Turistët italianë kanë falënderuar Policisë e Shtetit që ju erdhi në ndihmë.

Category
📺
TV