Menjëherë pas sekuestrimit të pasurisë të elementëve kriminale, mund të përdoren nga institucionet'. Kjo është risia që zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj tha në lidhje me ligjin e ri anti-KÇK. Pra pasuria që sekuestrohet nga personat e hetuar për krim të organizuar e terrorizëm, iu hiqet në mënyrë të menjëhershme nga përdorimi dhe mund të përdoret nga institucionet ligjzbatuese cilësoi Hodaj në studion e lajmeve në Report Tv.
'Me sekuestrimin i hiqet menjëherë pasuria atyre elementeve dhe mund t'i kalohet institucioneve. Kjo nuk përbën dallim nëse personi është në kërkim ose jo, por të gjithë që përfshihen në kategorinë e krimit të organizuara dhe terrorizmit. Me një kërkesë të OFL drejtori i përgjegjshëm vë sekuestro dhe brenda 24 orëve ia kalon prokurorit. Prokurori ka 15 ditë kohë, Gjykata dhe apelimi 15 kohë të veçanta. Me sekuestrim mund të vendoset disponimi në favor të institucioneve, i hiqen direkt' tha Hodaj.

Category
📺
TV