Arrestohet vrasësi i Artan Cukut

  • 7 years ago
Mikel Shallari është vrasësi i dyshuar i ish-drejtorit të policisë së Vlorës Artan Cuku.

24-vjeçari u ndalua pranë parkut të autobusëve orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në një makinë. Bashkë me të u shoqëruan një djalë dhe një vajzë tjetër të cilët udhëtonin me 24-vjeçarin.

Për prokurorin Henrik Ligori, i cili ka hetuar këtë çështje nuk ka asnjë dyshim që ekzekutori i Cukut është Shallari.

24-vjecari nga Kuçova nuk ka vepruar i vetëm në krim. Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako tha se janë shpallur në kërkim dy persona te tjerë të cilët kanë patur rol aktiv në vrasjen e ish-oficerit.

Mikel Shallari ka mohuar akuzat. Por pasi është njohur me provat nga prokurori, ka patur një modifikim të qëndrimit por pa pranuar të bashkëpunojë.

Për policinë dhe prokurorinë ende nuk mund të bëhet publik motivi i krimit. Nuk dihet ende nëse Shallari është porositur për ta kryer vrasjen apo është ai që ka konflikt me Artan Cukun duke organizuar eleminimin e tij. TV KLAN