Report TV - Arrestohet vrasësi i Artan Cukut Në kërkim dy bashkëpunëtorët

  • 7 years ago
TIRANE-Mikel Shallari është autor i arrestuar si vrasësi i kryepolicit Artan Cuku më 8 Prill 2017, pranë banesës së të ndjerit Cukut në rrugën e kosovarëve në Tiranë.

Autorësia e krimit të kryer nga Shallari u bë publike nga drejtori i përgjithshëm i policisë Haki Cako dhe zv.Prokurori i krimeve të rënda Enrik Ligori.

Me arrestimin e Shallarit policia bënë me dije se ai është i përfshirë në aktivitetin kriminal të vrasjeve me pagesë, por ende nuk ka pranuar të bashkëpunojë për të treguar porositësit e këtij krimi.

I riu nga Kuçova është arrestuar me kërkesë të prokurorisë së krimeve të rënda, ndërsa prova që çoi në zbulimin e tij është profile gjenetik i ADN-s, gjurmë të cilën Mikel Shallari e ka lënë në rrobat që hodhi pak minuta pas vrasjes në një kosh mbeturinash pranë vëndit të krimit.

Category

📺
TV

Recommended