4 Muaj në ndjekje të porositësit të vrasjes së Artan Cukut - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Bledar Jambelli, porositësi i vrasjes së ish-komisarit Artan Cuku, u kap tre ditë më parë në Athinë, në një banesë të marrë me qira. Vizion Plus mëson se 38 vjeçari fshihej në shtetin fqinj prej disa muajsh, ndërsa herë pas here kishte ndryshuar edhe vendqëndrimet. Banesa ku kishte qëndruar për herë të fundit porositësi i atentatit të Artan Cukut, ishte marrë me qera nga vetë Bledar Jambelli, por me identitetin tjetër të tij, Rikardo Muho. Falë bashkëpunimit që policia shqiptare ka pasur me atë Greke, u arrit qe agjentet grekë ta mbanin Jambellin nën vëzhgim të paktën për 4 muaj me radhë. Ai banonte i vetëm në qendër të Athinës, ndërsa ndërhyrja për arrestimin e tij, u bë pas dyshimeve se mund të largohej prej andej. Tashmë, autoritetet shqiptare janë në pritje të ekstradimit drejt vendit tonë, për tu përballur me akuzën e vrasjes së punonjësit të policisë së shtetit, e kryer në bashkëpunim. Për Jambellin, Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar në mungesë masën e arrestit me burg, në 12 Qershor të vitit 2017. Emri i tij doli në dritë pas arrestimit të Mikel Shallarit, personi që qëlloi për vdekje Artan Cukun. Ngjarja e rende ndodhi ne Prill të 2017-es, ne hyrje të pallatit ku banonte ish-komisari. Nga hetimet ka rezultuar se shkak i vrasjes ishte arrestimi që oficeri i larte i kishte bërë Jambellit, në kohën kur mbante detyrën e drejtorit të policisë në Vlorë.