Shqiptarët e Amerikës në Festivalin e Gjirokastrës në vitin 1988.
Në vitet e 80' të shekullit të kaluar, shqiptarët e Amerikës kanë qenë të ndarë në dy tabore: Të parët ishin ata që e donin Jugosllavinë dhe tërë potencialin e tyre e kishin vënë në dëm të Shqipërisë. Ishin grupet e zogistëve, grupet e diverzantëve që kishin luftuar kundër Shqipërisë, grupet e emigrantëve që paguheshin nga Jugosllavia dhe e shpërndanin drogën të cilën e sillnin në New York përmes agjencisë Jugosllave të fluturimeve JAT, Grupi i Osman Gashit që përmes Konsullatës Jugosllave dhe Misionit Jugosllav pranë OKB-së kishte arritur që të futet në familjet shqiptare dhe në çdo organizatë të mërgimtarëve. Si dhe grupi i Zef Camës që i mblidhte shqiptarët e pa-vetëdisjshëm për të organizuar propagandën kundër shtetit shqiptar.
Në Anën tjetër ishin ish-bashkëpunëtorët e Nolit, Shoqëria e Dhimitër Trebickës nga Bostoni si dhe Klubi Jusuf Gërvalla nga New York-u dhe bashkëpunëtorët e tyre nga Michigan dhe Illinois. Në kuadër të këtij grupi ishin poashtu shoqëritë Kulturoro-Artistike që mundoheshin të mbanin lidhjet me shtetin amë. Në këtë video mund të shihni se si këta kishin shkuar në Gjirokastër dhe kishin përforcuar urën kulturore ndërmjet atdheut dhe shqiptarëve të Amerikës. Kjo kishte ndodhur në kohën kur tabori i grupeve anti-shqiptare festonte ditëlindjen e Titos dhe mundohej ta përforconte bashkim-vëllazërimin me sllavët.
Ju dëshirojmë shikim të këndshëm!
Stafi i AA Vision
PS. Kjo video është marrë nga përfaqësuesi i AA Vision-it në Zvicër Agim Sylejmani

Category
📺
TV ve Dizi