• 2 days ago
Kur nis nje kenge rinie!

Përshkrimi: Pulbardhat mbi det. Nje vajze duke ecur buze detit. Vajza duke punuar ne oficinen e hekurudhes. Aspekte nga puna e rinise ne aksione te ndryshme te saj. Treni duke ecur. Vajza duke pritur te dashurin e saj buze detit. Te rinjte naten ne lulishte dhe duke shetitur ne bregdet. Pamje e portit naten dhe fari qe ndizet dhe fiket. Mbremje defrimi ne ndermarrje. Te rinjte duke kercyer. Parashqevi Simaku duke kenduar sinkron. Aspekte nga puna ne port. Ne pallatin e rinise vajza e re (Anila Guxha) ben prova me Maksim Shehun per kengen qe duhet te kendoje ne festivalin e Kenges se Lehte. Aspekte nga jeta ne plazh, njerezit duke kaluar pushimet ne det. Aspekte nga puna ne fabriken e qelqit Kavaje. Vajza se bashku me Maksimin dhe Parashqevine nisen me tren per ne Tirane per te marre pjese ne festival.

Te tre shkojne ne Radio Tirana, ku takohen me shume kengetare te tjere te ardhur nga e gjithe Shqiperia. Provat e ndryshme qe behen me orkestren e radios. Bashkim Alibali duke kenduar ne prova. Te dy vajzat, pas provave, shetisin neper Tirane. Aspekte nga jeta e rinise ne shkolle, pune e kudo. Pamje e shatervanit te madh. Vajzat naten ne hotel duke menduar per diten e neserme kur do te dale per here te pare para publikut. Pamje e Tiranes naten. Aspekte nga zhvillimi i Festivalit te 23-te te Kenges ne Radio Televizion. Vajza kendon sinkron kengen e saj "Kenga e rinise". Kengetare te ndryshem duke kenduar ne festival.

Operator: Niko Treni
Bashkëpunëtorë: Zana Varvarica, Elda Xholi, Skender Nuzi
Interpreton kengetarja e re: Anila Guxha

Regjia: Kujtim Gjonaj
Skenari: Luan Rama, Kujtim Gjonaj
Muzika: Mira Mecule
Producent: Kinostudio "Shqiperia e Re"
Viti: 1985
Kohëzgjatja: 18 min

Recommended