• 4 years ago
?Nostalgji?, rubrika më e re në kanalin e Top Channel Albania e cila do ju shoqërojë çdo të martë në orën 16:00, Premierë e ku do ju risjellim ndër vite prodhime të Top Channel.

Emisioni: Shqipëria Tjetër: Kryeqyteti i Luftës?

Misteret e kryeqytetit te luftes
Çorovode, ne tunelet ku do te strehohej udheheqja komuniste

Kryeqyteti i luftes , keshtu eshte konsideruar per nje periudhe te gjate , gjate rregjimit komunist qyteti i corovodes. I rrethuar nga tunele te shumte, godina te fshehta , ndertesa te nendheshme, zyra sekrete dhe dhjetra e dhjetra investime te tjera marramendese per kohen te cilat do te perdoreshin ne rast se Shqiperia do te sulmohej nga ushtrite e huaja. Kane kaluar 20 vjet nga renia e komunizmit e megjithate pak ose aspak dihet per historine e fshehur nen themelet e ketij qyteti dhe gjithe zones perreth.

Por cila eshte historia e harruar permes se ciles mund te ngrihet ndoshta rrjeti muzeal me i vertete e kuptimplote, i epokes se diktatures komuniste, kohes kur jeta, vdekja , fjala e lire e burgu kishin thuajse te njejten vlere.

Pas prishjes se marredhenieve me bashkimin sovjetik ne vitin 1961 Enver Hoxha vendosi fortifikimin e vendit. Per shkak te pozicionit gjeografik dhe relievit malor , Skrapari u vendos te kthehej ne kryeqytetin e e vendit ne kohe lufte. Ne me pak se nje vit e gjithe zona u rrethua nga nje zinxhir fortifikimesh dhe objektesh strategjike, mes te cilave njeri kishte rendesine me te madhe. Ky strehim u vendos rreth 20 km nga qyteti i Corovodes mes vargmalit Tomorr, Rramije e Zaloshnje.

Keto tune bunker te ngritura rreth viteve 60 ? 70 nga udheheqja e larte komuniste , qe do te perdoreshin ne rast te nje lufte te mundshme, ne rast te nje sulmi te mundhshem ndaj Shqiperise, ketu do te pozicionoheshin, pra ketu do te qendronin gjithe udheheqesit me te larte te Partise Komuniste te kohes, edhe vete Enver Hoxha ne nje nga keto apartamente qe kishin komoditetet maksimale per kohen, pavaresisht se sot jane ne kete gjendje jo te mire.

I gjithe tuneli nentoke ku ishin vendosur apartamentet e udheheqesve eshte rreth 1000 metra katrore. Muret anesore jane te perbere nga nje shtrese e dyfishte betoni dhe nje tjeter prej hekuri duke bere te mundur qe keto vendstrehime ku do te qendronte udheheqja e larte komuniste te perballonin goditjet atomike dhe ato kimike.

Vilat e nendheshme, te tilla konsideroheshin , ku do te qendronin Enver Hoxha, Hysni Kapo, Petrit Dume, e Beqir Balluku kane nje hapesire te bollshme, me nje sistem 3 plus 1 , por vec tyre ka edhe dhoma te tjera te ndara.

Ne dokumenta te ndryshme te kohes flitet se gjate ngritjes se tyre kane humbur jeten me shume se 100 ushtare e po aq te tjere jane plagosur. Por gjithcka ka kaluar ne sekret te plote nga organet komuniste. Ende edhe sot e verteta mbi numrin e viktimave nuk eshte zbardhur.
Vetem ne kete zone te grabitur e rigrabitur shume here pas renies se komunizmit gjenden me shume se 8 hyrje tunelesh , te ndara me qellim qe tek disa do te...

Category

📺
TV

Recommended