Ditët e fundit, përpjekjet e NATO-s dhe vendeve anëtare të saj për të kundërshtuar një pushtim të mundshëm rus të Ukrainës, janë përshpejtuar dhe intensifikuar.
Nga kërcënimet për vendosjen e sanksioneve ekonomike shumë të rënda për Rusinë tani është kaluar në diçka më serioze, angazhimin e trupave ushtarake. Megjithëse rruga diplomatike mbetet ende e hapur, situata në Ukrainë bëhet gjithnjë e më e tensionuar dhe akoma më e vështirë për t’u zgjidhur.
Presidenti rus Vladimir Putin nuk duket i gatshëm për momentin të tërheqë 100 mijë trupat e grumbulluara në kufirin me Ukrainën dhe po në të njëjtën kohë NATO ka përjashtuar mundësinë për të kufizuar praninë e trupave të saj në Evropën Lindore, duke e konsideruar kërkesën e rusëve si të papranueshme.
Një nga shenjat më të rëndësishme të këtij angazhimi ushtarak erdhi nga njoftimi i qeverisë amerikane se kishte vënë në “gjendje gatishmërie” 8500 ushtarë, të cilët së shpejti do të vendoseshin në Evropën Lindore për të kundërshtuar agresionin rus.
Ndërkaq Britania pretendon se Rusia planifikon të formojë një qeveri të afërt me Kremlinin në Ukrainë. Zyra e Jashtme britanike tha se kandidati potencial i Kremlinit është ish-deputeti ukrainas, Yevhen Murayev. Këto pretendime janë hedhur poshtë si nga Kremlini poashtu edhe nga vetë deputeti.
Avdi Bakiu | https://shenja.tv/category/emisione/bota-ne-fokus/

Category
🗞
News