• 2 years ago
Mongolia, dikur një perandori që zotëronte 1/3 e botës, apo perandoria më e madhe që e ka parë bota, e sot shteti i 19-të më i madh në botë, ndërsa ka një popullsi që nuk i arrin as 3 milionë banorë. Vendi deri para disa dekadash burim kryesor ekonomik e ka pas bujqësinë dhe blegtorinë edhe pse hapësirat e blerta janë të pakta, ndërsa sot Mongolia përbëhet nga shumë miniera të pasura me minerale. Në shekullin 13-të Mongolia ka qenë superfuqia e kohës, një perandori që nuk jetoi shumë por sundoi thuajse gjysmën e botës.

Ishte Xhingiz Kani ai i cili arriti ti bashkojë fiset nomade mongole dhe të themelojë perandorinë e famshme. Sot Xhingiz Kani njihet si baba i kombit mongol. Rreth 95% e popullsisë janë mongol etnik, ndërsa budizmi tibetian është feja dominuese me 50% e pasuar nga Islami me 6%, kurse një përqindje e konsiderueshme janë deklaruar si ateistë.

Si rrjedhojë e ndikimit të egër ruso-sovjetik: më 1924 u shpall Republika Popullore Mongole, ndërsa pas përmbysjes së regjimeve komuniste në Evropën Lindore në fund të 1989-ës, Mongolia jetësoi Revolucionin Demokratik, dhe në fillim të viti 1990 filloi zbatimi i sistemit shumëpartiak, kushtetutën e re të vitit 1992 dhe tranzicionin e vështirë në ekonomi të tregut. Sot Mongolia është një republikë gjysmë-presidenciale demokratike me një president të zgjedhur drejtpërdrejtë. Gjatë minutave në vazhdim do të njihemi me pushtimet dhe mizoritë e përandorisë së Xhingiz Kanit, Qëndroni me ne.

Avdi Bakiu /https://shenja.tv/category/emisione/bota-ne-fokus/

Recommended