• 2 years ago
Kirgistani si një vend në Azinë Qendrore e ka fituar pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. Gjatë viteve të 90-ta ky vend ka përjetuar periudha të vështira ekonomike. Kurse megjithë reformat ekonomike, korrupsioni është një nga problemet kryesore të varfërisë në vend.

Shume presidentë për shkak të korrupsionit janë hequr nga pushteti përmes revolucioneve dhe grusht shteteve, ndërsa vendi po shënon ngecje në rrafshin ekonomik.

Që nga pavarësia, Kirgistani zyrtarisht ka qenë një republikë unitare parlamentare, megjithëse vazhdon të përballojë konfliktet etnike, revoltat, problemet ekonomike, qeveritë në tranzicion dhe konfliktet politike.

Kirgistani ka 6 milionë banorë me një shumicë të konsiderueshme të kirgizëve. Shumica e popullsisë janë muslimanë edhe atë mbi 80%. Prania e Islamit në vend daton që nga shekulli i 8, dhe faktet flasin se ishin tregtarët araba ta të cilët ndikuan në përhapjen e fesë Islame në këto troje.

Kirgizstani ishte vendi i nëntë më i varfër në ish-Bashkimin Sovjetik dhe sot është vendi i dytë më i varfër në Azinë Qendrore pas Taxhikistanit. Ndërsa deri në vitin 2017 rreth 31.7% e popullsisë jetonin nën kufirin e varfërisë.

Avdi Bakiu /https://shenja.tv/category/emisione/bota-ne-fokus/

Category

🗞
News

Recommended