Kalate e Matit te lena ne harrese - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E fshehur mes maleve të Matit,ndodhet kalaja e Petralbës. Një kala që, edhe pse me vlera të mëdha historike, prej vitesh është lënë në harresë. DRITAN KURTI - GAZETAR Ndodhemi në kalanë e Petralbës e njohur si një ndër rezidencat e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Gjatë ardhjes deri këtu hasëm vështirësi të mëdha, në rrugë, jo për shkak te terrenit, por mungesën e informacionit. Ndonëse një monument i kategorisë së parë, mungesa e investimeve e bën të pamundur ardhjen e turistëve në këtë zonë.ABDULLA DIKU PROMOVUES I TURIZMITZona është shumë e pasur me burime natyrore, bimësi pyje. Kemi dhe shumë ura gurri, duke përfshirë urën e vashës. Kemi monumente kulture. Është një ofertë turistike që do të kompletonte çdo vizitor që do të vinte në këtë zonë. Duhet bërë së pari një reklamim më i mirë. Duhet pasuruar infrastruktura e informacioni. Por nga ana tjetër studiuesit ngrenë shqetësimin se në kalanë e ngritur prej Kastriotëve nuk janë bërë gërmime të plota, për zbulimin e vlerave të saj. SEFER DUKA HISTORIANKjo kala ka shërbyer si pikë garnizioni ushtarak por ka shërbyer dhe si një banesë tranzitore e familjes së Kastriotëve. Ajo është rrënuar. Nuk janë bërë gërmime. Aty mendohet se ekziston një shkalle e nëndheshme nga maja e kalasë, e cila shërbente si ujësjellës për banorët që jetonin aty.Në të njëjtën gjendje ndodhet dhe kalaja e Xibrit, e cila daton prej shekullit të pestë. Për fatin e keq autorët e atyre gërmimeve nuk jetojnë më,.por një brez tjetër duhet ta marrë e ta studiojë atë lëndë dhe të japin përgjithësime të sakta e shtegtuese sepse nqs nuk bëhet kjo. Kalatë do të mbeten në hije e nuk do t?i shërbejnë shkencës shqiptare. Nuk do t?i shërbejnë as albanologjisë tonë. Gjithsesi unë jam i mendimit që dhe nëse nis gërmimet aty është shpenzim i justifikuar sepse do të ndryshojnë elemente të tjerë të pirustëveTë vetëdijshëm, mbi problematikën, autoritetet vendore thonë se dy kalatë shumë shpejt do të kthehen në atraksion turistik. ARMAND GJINAJ ZV/KRYETAR I BASHKISË KLOSPër dy kalatë, jemi në fazën e lidhje se kontratës për realizimin e këtij projekti që është financuar nga BE. Do bëhet një muzeum. Faza e dytë, hiking, sepse zona është e panjohur. Vendosja e tabelave. Muzeumi midis dy fshatrave. Ne do te jemi të gatshëm për pastrimin dhe krijimin e shtigjeve.Në paketën turistike për Xibrin do të përfshihet dhe ura e Vashës, e cila mbart një histori shekullore, por edhe një stil të veçantë arkitekturor.