Si nisi kasaphana e Matit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Konflikti me dy viktima dhe dy të plagosur, dyshohet të ketë ndodhur për shkak të punës që po bënin puntoret e Bashkisë Mat në shtrimin e rrugëve me zhavorr të fshatit Shell ne Mat.Ngjarja ka ndodhur mesditën e së enjtes ku si pasojë kanë humbur jetën shtetasit Mentor Hoxha dhe Erzen Aliaj, si dhe kanë mbetur të plagosur Astrit Hani, dhe Hamit Buçi, ku i fundit është banor në fshatin Shëlli.Nga informacionet paraprake dyshohet që autori Kujtim Koxha, 51 vjeç të ketë kërkuar prezencën e kryebashkiakut për të rinisur puna.Në debat e sipër ai dyshohet të jetë larguar nga lokali i fshatit ku puntoret po hanin buk dhe të jetë kthyer pak çaste më pas duke zbrazur breshërinë mbi to.Ndërkohë më pas 51 vjeçari, ka hedhur armën e krimit dhe është larguar, ku më pas ka kërkuar të dorëzohej, pasi e gjithë zona ishte e blinduar nga forcat e rendit.