Burgjet si dyqane celularësh, siguria në rrezik - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pavarësisht kontrolleve apo vërtetimeve të shumta që një person duhet të bëjë para se të hyjë në qeli, gjendja brenda burgjeve po shkon në kaos.Statistikat flasin se vetëm në 3 muajt e fundit, janë bllokuar të paktën 260 celularë çka ka shkaktuar alarm në sistemin e burgjeve.Celularë apo sende të jashtëligjshme u janë gjetur edhe personave me rrezikshmëri të lartë, siç është Admir Tafilaj i dënuar për disa vepra të ndryshme penale.Vetëm në një ditë, në burgun e Fierit u bllokuan 20 aparate të ndryshëm, lëndë narkotike apo edhe kaçavida.Nisur nga shifrat shqetësuese, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thotë se ka marrë masa për të ndaluar futjen e celulareve apo çdo sendi tjetër brenda qelive.Një ndër masat që do të aplikohet në sistemin e burgjeve është bllokuesi i valëve të celularëve. Të paraburgosurit apo të dënuarit në burgjet e sigurisë së lartë duhet të deklarojnë në një formular 15 numra telefoni me të cilët do të kontaktojnë. Ndërsa ata të sigurisë së zakonshme duhet të deklarojnë 10 numra celulari.