Top News - Bien tensionet në Mesdhe/ Turqia e Greqia, gati për bisedime

  • 4 years ago
Presidenca turke njoftoi se Turqia dhe Greqia janë gati të rinisin bisedimet mbi pretendimet e tyre detare ne Mesdheun Lindor. Kjo kthesë vjen pas një telefonate mes liderevë të Turqisë, Gjermanisë dhe Bashkimit Europian. Të dy vendet e braktisën tryezën e negocjatave në 2016-tën dhe tensionet mes tyre u përflakën sërish muajin e kaluar pasi Turqia dëri një anijë kërkimore në ujra zonë, të shoqëruar dhe nga anije luftarake. Pati dhe një përplasje mes anijeve turke e greke cka e nxorri edhe më shumë në pah rrezikun e përshkallëzimit ushtarak. Por pas retorikave të forta nga të dyja palët, në fund Ankaraja e ktheu anijen Oruc Reis në port, duke e justifikuar fillimisht këtë lëvizje me nevojën për riparime, ndërsa me pas tha se kjo ishte dhe një mënyrë për të lejuar diplomacine të bëjë punën e saj përpara samitit të BE-së këtë javë ku tre vende anëtare, Greqia, Qiproja dhe Franca këmbëngulin për sanksione të ashpra ndaj Turqisë, cka duket se nuk mbështetet nga të gjithë. Erdogan së fundi pati një bisede telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kreun e Këshillit të BE-së, Charles Michel, dhe gjatë kësaj bisede sipas presidencës turke, u tha se dy palët janë shprehur më në fund të gatshem të ulen e të bisedojnë. Nuk ka një afat të qartë kohor se kur mund të ndodhë kjo, por një zyrtar I lartë turk la të kuptohet se bisedimet mund të nisin nga fundi I muajit.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Turkey#Greece#TopChannel