Top News - Tensionet në Mesdhe/ Ndërhyn SHBA-ja për zbutjen e situatës

  • 4 years ago
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Mike Pompeu, boshtin e së cilës e kanë përbërë pikërisht situata në Mesdheun Lindor dhe republika turke e Qipros Veriore.


Kryediplomati amerikan ishte këtë fundjavë në Qipron greke, pak pasi SHBA-ja vendosi të heqë embargon e saj të armëve ndaj këtij vendi. Turqia u acarua nga të dyja këto lëvizje; sipas saj Pompeo duhet të kishte vizituar edhe Qipron Veriore, ndërsa heqja e embargos, për Ankaranë, vetëm sa i shton tensionet ne rajon.

Edhe pse largimi i anijes kërkimore turke Oruc Reis u interpretua si shenjë e uljes së tensioneve dhe sinjal që palët mund të ulen në tryezën e negocjatave, Turqia deklaroi shumë shpejt se tërheqja ishte bërë për arsye riparimi e furnizimi. Përpara hapjes së cdo bisedimi, athina kishte kërkuar largimin e anijeve turke nga ujërat e diskutueshme, duke thënë se prania e tyre po shkakton tensione dhe ?përqendrimin e një numri të madh forcash ushtarake në zonë?.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MevlutCavusoglu#MikePompeu#TopChannel