Në mesin e tensioneve në Mesdheun Lindor, Greqia ka vendosur të forcojë ushtrinë me programe të reja armësh. Vendi fqinj, nga sa pohoi zëdhënësi I qeverisë, Stelios Pecas, do të rrisë numrin e ushtarëve dhe do të përmirësojë zhvillimin e industrisë së mbrojtjes. Kjo lëvizje vjen në kohën kur Athina dhe Qiproja greke janë vendosur në kurs përplasjeje me Ankaranë mbi të drejtat e kërkimit për hidrokarbure në Mesdhe. Ndërsa Brukseli këmbëngul që zgjidhja e ngërcit të gjendet përmes negocjatave, të dy palët vijojnë të demonstrojnë forcën me stërvitje ushtarake. Më e fundit prej tyre është ajo e Turqisë me Qipron Veriore. Stërvitja e quajtur ?Stuhia Mesdhetare 2020", do të zgjasë pesë ditë nga data 6 deri në 10 shtator. Edhe pse ajo organizohet përvit, këtë radhë vjen në një situatë krej tjetër. Tensionet janë në maksimum, aq sa dhe vetë shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas e ka pranuar se ?mjafton një shkëndijë? që të shkaktojw katastrofe. Greqia e kundërshton eksplorimin aktual të energjisë së Turqisë në Mesdheun Lindor, duke u përpjekur të përvijojë një territor detar të pretenduar nga Turqia bazuar në ishuj të vegjël pranë bregdetit turk. Pamjet: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.